U bllokua në borë për 5 ditë, por nuk do ta besoni si shpëtoi

21:56 | 04 Mars 2019

Një person u blloku në dëborë për 5 ditë.

Një 36-vjeçar, makina e të cilit u bllokua në borë në qendër të Oregonit ia doli të mbijetonte 5 ditë vetëm duke ngrënë taco të paketuara dhe ndizte motorrin e makinës herë pas here për tu ngrohur.

Një pastrues dëbore gjeti Jeremy Taylor të premten dhe një anëtar i ekipit kërkim-shpëtimi e hipi në një traktor dhe e nxori nga pyjet ku kishte ngecur.

Taylor bën gjithmonë aktivitete jashtë dhe pëlqen të udhëtojë shumë. Herën e fundit u pa me 24 shkurt duke furnizuar makinën me naftë dhe atë ditë u bllokua.

Ai u tha shpëtimtarëve se së bashku me qenin Ally mbetën të bllokuar nga bora e thellë në një rrugë të Shërbimit Pyjor në ShBA.

Komento: