Mësohet se si është gjendja aktuale e lojtarit të Milanit, Zlatan Ibrahimovic.
Milan ka njoftuar se shërimi i Zlatan Ibrahimovic është duke shkuar mirë dhe se brenda 10 dite do të bëjë më shumë teste.
Suedezi u dëmtua në stërvitje pas rikthimit nga Suedia, por është rikthyer dhe sot ka bërë edhe disa teste.
Milani njoftoi se testet e bëra nuk tregojnë komplikime dhe se çdo gjë po shkon siç është pritur.
Edhe nëse nuk do të ishte i lënduar. Ibrahimovic do të mungonte gjithqysh në gjysmëfinale të Kupës së Italisë kundër Juventusit, për shkak të suspendimit.
Sido që të jetë, nëse Milani arrin në finale që do të zhvillohet me 17 qershor, Ibra mund të jetë gati sipas Milanit.
Futbollisti nuk ka komplikime sipas klubit pas testeve të bëra dhe pulpa e këmbës së djathtë po reagon mirë.