U diagnostifikua me kancer, operohet me sukses Haller

18:14 | 27 Korrik 2022

Sebastian Haller e ka kaluar me sukses operimin që kishte të bënte me heqjen e tumorit nga testikujt.

Lajmin e konfirmoi Sebastian Kehl duke thënë se gjithçka ka shkuar në rregull dhe se lojtari aktualisht ndihet mirë.

“Operimi shkoi shumë, shumë mirë dhe ai (Haller) është në rrugën e duhur”, tha ai për 1&1.

“Haller është shumë stabil dhe pozitiv”, shtoi tutje Kehl.

Si shkas i kësaj sëmundjeje, futbollisti pritet të jetë jashtë fushave disa muaj.

Se kishte kancer në testikuj, lojtari e mori vesh disa ditë më parë. /Lajmi.net/

Komento: