U dyshua se është infektuar me koronavirus, del negativ rasti nga Istogu

09:06 | 05 Prill 2020

Një i ri dje me simptoma të pjeshme të koronavirusit dje ishte nisur nga Istogu për në QKUK që të kryejë testin për covid-19.

Ai kishte pasur temperaturë, lodhje dhe kollë të thatë tashmë një javë.

Personi ishte nga Podujeva por ishte arrestuar nga Policia në Istog.

Kështu bëri të ditur Mujë Osmanaj, drejtor i Drejtorisë së Shëndetësisë në Istog.

“Njoftim

Nga informatat që morëm nga burime të M.SH rasti i natës së mëparme si i dyshuar për Covid-19 ka rezultuar negative.

Ky është lajm i mirë sidomos për ekipin mjekësor dhe atë policor!

Lutei që të ju përmbaheni masave të nevojshme edhe tutje!”, ka thënë ai.

Si pasojë e kontaktit të personelit mjekësor në Istog ishin izoluar mbrëmë.

Komento: