U ekstradua sot nga Spanja, çfarë tha një ditë para arrestimit Alda Nikolli për Leonard Luzin

08:59 | 11 November 2024

Leonard Luzi, që akuzohet se organizoi një vit më parë vrasjen e Ervis Matodashajt dhe Inez Hajrullasë në qytetin e Vlorës, u ekstradua sot nga Spanja.

Emri i Luzit u përmend një ditë para arrestimit të tij më 18 korrik nga Alda Nikolli, në një intervistë ekskluzive për Top Channel.

EMRI/ Organizoi vrasjen e 2 shtetasve në Vlorë, ekstradohet nga Spanja 47-vjeçari me dy mbiemra

Me pretendimin se Nuredinin Dumani vijon aktivitetin kriminal brenda qelisë, Nikolli tha se i penduari i drejtësisë vendos gjoba nga qelia.

Sipas saj, Dumani “do t’i vendoste gjobë edhe Leonard Luzit”.

“Jo më larg se para ca ditësh i vuri gjobë Amarildo Nikollit 400 mijë euro, e ka detyruar të pranojë gjëra që si ka bërë me presion. Do t’i vinte gjobë dhe Dakut, Leonard Luzit. Ai kështu jeton duke u vënë gjoba njerëzve sepse nuk ka lekë”, shprehet ajo.

Komento: