U eliminua nga Lazio, Spalletti me deklaratë bombastike pas ndeshjes – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

U eliminua nga Lazio, Spalletti me deklaratë bombastike pas ndeshjes

08:54 | 01 Shkurt 2019

Lazio e ka mposhtur Interin me anë të penalltive në kuadër të Kupës së Italisë.

Luciano Spalletti këmbëngul se ndeshja çerekfinale e Interit me Lazion në Kupën e Italisë ishte krejtësisht e balancuar dhe detyra e tij tani është që Ivan Perisic dhe Radja Nainggolan të kthehen në rrugën e duhur.

Nerazzurrët arritën ta barazojnë rezultatin në minutat e fundit me anë të Mauro Icardit, pasi Lazio kaluan të parët në epërsi me anë të Ciro Immobile.

Fituesi u bë i ditur vetëm pas penalltive dhe ishte Lazio që kaloi tutje me shqiptarin Thomas Strakosha që ishte hero me dy pritje të penalltive.

“Ne filluam paksa të tensionuar, por loja filloi të zhvillohej, provuam në të gjitha mënyrat, por pastaj u bëra paksa i frenuar dhe kjo nuk funksionon kundër Lazios”, ka thënë fillimisht Spalletti i zemëruar për Rai Sport.

“Neve na mungonte njëfarë mprehtësie në pasimet tona, kur Lazio na prite në fushën e tyre”.

“Ne kishim për të lëvizur nga e djathta në të majtë dhe prapa, përndryshe ata kishin pesë mbrojtës prapa topit. Ju kurrë nuk mund t’i ndëshkoni pa e bërë këtë”.

“Dukej se ishte një lojë tërësisht në bilanc dhe mund të vendosej vetëm nga penalltitë”.

“Duhet të kthejmë Perisic në rrugën e duhur, por edhe Nainggolan, pasi kishte lëndime, pengesa dhe çështje të ndryshme. Ai ka nevojë për kohë në fushë dhe durim”, përfundoi trajneri italian.

Komento: