U eliminua nga Liga e Kampionëve, gjiganti evropian në aksion për ta zyrtarizuar Allegrin – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

U eliminua nga Liga e Kampionëve, gjiganti evropian në aksion për ta zyrtarizuar Allegrin

17:14 | 15 Prill 2021

Bayern Munichu ka shprehur interesim për trajnerin italian Massimiliano Allegri, kanë njoftuar mediumet italiane të enjten.

Bëhet e ditur se Allegri po shihet si zgjidhje ideale për Bayernin nëse dështon ta siguroj Julian Nagelsmannin e Leipzigut.

Bayerni është vënë në kërkim të një trajneri pasi Hansi Flick ka paralajmëruar largimin nga klubi në fund të këtij edicioni.

Nagelsmann mbetet zgjidhja e parë për bavarezët që nuk përjashtojnë as mundësinë e angazhimit të Allegrit.

Tekniku italian është i papunë prej verës së vitit 2019 dhe ka paralajmëruar kthimin e tij në zejen e trajnerit pas përfundimit të këtij sezoni.

Allegri sukseset më të mëdha si trajner i ka arritur me Juventusin dhe Milanin.

Komento: