U emërua sot nga Osmani, Gashi deklarohet pasi u caktua shef i misionit në Poloni

13:42 | 17 Nëntor 2023
u-emerua-sot-nga-osmani,-gashi-deklarohet-pasi-u-caktua-shef-i-misionit-ne-poloni

Drilon Gashi është emëruar sot shef i misionit në Poloni nga presidentja Vjosa Osmani.

Ai në një postim në platformën “X” tha se do të punojë për të forcuar lidhjet me Poloninë si partner i madh i Kosovës.

“Kam nderin dhe privilegjin e madh të emërohem nga Presidenti @VjosaOsmaniPRKS si shef i misionit të Kosovës në Poloni. Pres me padurim forcimin e lidhjeve me Poloninë si një partner i madh i Kosovës dhe kultivimin e mëtejshëm të lidhjeve të komunitetit kosovaro-polak”, ka shkruar ai.

Komento: