Gjykat Speciale,është aktiviuar dhe së fundmi ka ftuar në intervistim figurat të njojura të politikës.
Dje u bë e ditur se një ftesë nga Gjykata Speciale i ka shkuar edhe ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Remzi Shalës, që njihet me nofkën “Molla e Kuqe”.
Por, pasi që foli ekskluzivisht për këtë temë për Gazetën Express, Shala një ditë më pas nuk ka dashur të prononcohet më tutje duke u larguar edhe nga shtëpia.
Një ekip i Televizionit T7 ka qëndruar sot në fshatin Shirokë të Suharekës në shtëpinë e Remzi Shalës.
Por, Shala nuk ka qenë në shtëpi e familjarët i thanë televizionit se ai nuk do të prononcohet më tutje për këtë temë.
Ata kanë konfirmuar gjithashtu se familjari i tyre nuk do të paraqitet në Gjykatë.
Dje e konfirmoi këtë konfirmuar ekskluzivisht për Gazetën Express vetë Shala, i cili ka thënë se ka marrë thirrje dhe urdhër që të paraqitet në Hagë më 17 janar të vitit 2019.
Gazeta Express e ka parë thirrjen që ka marrë Shala për të shkuar në Hagë.
Shalës, ish-komandant i njësisë speciale të Shtabit të Përgjitshëm të UÇK-së, nuk i janë dhënë detaje se në çfarë cilësie pritet të intervistohet.
Shala, nga Suhareka, ka thënë se nuk do t’i përgjigjet thirrjes së Gjykatës Speciale – duke rrezikuar kështu që të gjobitet apo edhe të dënohet me burgim, siç e paralajmëron thirrja.
“Unë, Komandant “Molla e Kuqe”, i togut të njësisë speciale të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK’së, kam pranuar ftesë nga Gjykata Speciale për t’u dorëzuar në Hagë. Deklaroj para gjithë popullit se nuk do të dorëzohem dhe nuk do t’i përgjigjem kësaj ftese”, ka thënë ai në një prononcim për Gazetën Express.
“Ata qe ma sollën këtë ftesë u deklaruan se janë policë të EULEX’it, ndërsa unë iu kundërpërgjigja se nuk e njoh këtë gjykatë, se unë jam shqiptar, dhe jam krenar për luftën që kam bërë”, është shprehur ai.
“Andaj, u bëj thirrje të gjithë shokëve të mi, si kur kemi dhënë besën për atdhe dhe për flamur, ashtu të jemi të një bese, mos ta njohim këtë gjykatë dhe mos të dorëzohemi në Hagë”, ka thënë Shala.
Sipas një aktakuze të ngritur nga Prokuroria Speciale e Kosovës, e përfaqësuar nga prokurori Haki Gecaj, Remzi Shala akuzohet se në qershor të 1998-ës, bashkë me disa persona tjerë, pjesëtarë të UÇK-së, kanë privuar nga liria Haxhi Përteshin, i cili disa ditë më pas është gjetur i vdekur në afërsi të rrugës në fshatin Duhël.
Remzi Shala gjatë një paraqitjeje televizive kishte mohuar se ishte i përfshirë në privimin nga liria të Haxhi Përteshit në qershorin e vitit 1998.