
Ardian Matoshi, i njohur me nofkën “Ciga”, ka ndërruar jetë në moshën 34-vjeçare në Gjilan.
Matoshi u gjet pa shenja jete të martën në shtëpinë e tij në rrugën “Haki Myderizi”, ndërsa rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.
Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa shkaku i saktë i vdekjes pritet të përcaktohet pas ekzaminimeve mjekoligjore.
“Ciga” ishte një nga zërat e njohur të tifogrupit “Intelektualët” dhe një mbështetës i madh i Dritës.
Një familjar ka bërë të ditur se për orën dhe vendin e varrimit, si dhe për kohën dhe vendin e të pameve, familja do të njoftojë me kohë.
“U prehtë në paqe dhe kujtimi për të qoftë i përjetshëm”, ka thënë familjari.
Edhe grupi i “Intelektualve” ka reaguar për vdekjen e anëtarit të tyre:
