U gjet pa shenja jete në liqenin e Livoqit, policia dyshon për vetëvrasje – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

U gjet pa shenja jete në liqenin e Livoqit, policia dyshon për vetëvrasje

13:57 | 03 Shkurt 2019

Policia dyshon se personi i cili u gjet pa shenja jete në liqenin e Livoqit, ka bërë vetëvrasje.

Zëdhënësi i Policisë për Rajnonin e Gjilanit, Ismet Hashani ka thënë për Express se të shtunën rreth orëqs 18:00 një veturë e hapur është gjetur pranë Pendës së fshatit Livoç i Epërm. Fillimisht është dyshuar se personi mund të ketë rënë në liqen.

“Policia e Kosovēs me urgjencë ka dalë ne vendin e ngjarjes, nga indicjet e para ka pas dyshime se personi mundë të ketë rënë në liqen. “Janë thirrur njësitet e hetimeve rajonale, bashkë me prokurorin e shtetit, si dhe njësitet e kërkim shpëtimit të FSK-së. Për shkak të kushteve jo të përshtatshme errësirë e thellë janë ndërprerë kërkimet, për të filluar sot nga orët e hershme të mëngjesit”, ka thënë Hashani

Hashani ka theksuar se njësitet për shpëtim të FSK’së e kanë gjetur mëngjesin e sotëm trupin e pajetë të 53-vjeçarit, ndërkaq vdekja e tij po cilësohet si e dyshimtë.

“Njësitet e kërkim shpëtimit të FSK-se rreth orës 10:25 kanë arritur ta nxjerrin nga vendi ku dyshohej se ishte fundosur trupi i pa jetë i personit Shqiptar shtetas i Kosovës, (1966), me banim në Gjilan, që dyshohet të ketë bërë vetëvrasje duke renë në ujërat e liqenit. Prokurori i shtetit ka urdhëruar që për momentin rasti të cilësohet “vdekje e dyshimtë”, gjersa trupi i pa jetë të dërgohet për obduksion në IML ne Prishtinë. Policia e Kosovës njësitet e hetimeve rajonale janë duke hetuar për rrethanat e këtij rasti të rëndë”, ka theksuar Hashani.

Komento: