U godit nga biçikleta, prizrenasi pëson lëndime të rënda

14:47 | 07 April 2019

Prizrenasi ka pësuar lëndime të rënda trupore, pasi u godit nga biҫikleta.

Rasti ka ndodhur mesditën e së shtunës në rrugën Mbreti Gent në Prizren, ku viktima ka pësuar lëndime të rënda pasi është goditur me biçikletë të cilën e drejtonte i dyshuari.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar dhe rasti vazhdon me procedurë të rregullt.

Komento: