Kamioni ka goditur një grua duke e lënë të lënduar. Ngjarja ka ndodhur në Fushë Kosovë.
77 vjeçarja është jashtë rrezikut për jetë, vetëm dorën e ka të thyer. Ekipet policore janë duke hetuar rastin rreth shkaqeve të aksidentit.
Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar edhe Daut Hoxha nga Zyra për Informim në Policinë e Kosovës.
“Sot rreth orës 9:30 është shkaktu një aksident afër shkollës “Mihail Grameno” në Fushë Kosovë. Një këmbësore është goditur nga një kamion dhe është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë filluar procedurat e nevojshme, rasti është duke u hetuar nga njësia e trafikut”, ka thënë Hoxha.