U godit nga makina, ndërron jetë 60-vjeçarin në Ferizaj

12:35 | 07 November 2021

Vdes 60-vjeçari që u godit nga vetura në Ferizaj.

Policia në Ferizaj ka bërë të ditur se ka vdekur 60-vjeçari i cili u godit nga një veturë në fshatin Lloshkobare në Ferizaj, raporton Gazeta Expres.

Sipas policisë, më datën 31.10.2021, rreth orës 21:54 në rrugën magjsitrale Shtime-Ferizaj, në fshatin Lloshkobare në Ferizaj kishte ndodhur një aksident komunikacioni rrugor me lëndime trupore, e përfshirë një automjet i udhëtarëve dhe një këmbësor.

Nga policia në Ferizaj thuhet se deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur kur automjeti i udhëtarëve i panjohur dhe me shofer të panjohur, ishte duke lëvizur në rrugën magjistrale Shtime-Ferizaj dhe posa arrinë në fshatin Lloshkobare, me pjesën e përparme të automjetit godet këmbësorin me inicilaet N.M (M/K) i moshës 60 vjecar , i cili në atë moment po kalonte rrugën prej anës së majtë në anën e djathtë të rrugës, drejtimi i lëvizjes së automjetit.

“Si pasojë e ketij aksidenti të komunikacionit, lëndime të rënda trupore pëson këmbësori 60 vjecar, i cili për ndihmë mjekësore dërgohet në Qendrën Emergjente në Ferizaj, për tu dërguar pastaj për tretman të mëtutjeshëm mjekësorë në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë, ku dhe po trajtohej atje. Ndërsa sot me datën 07.11.2021 në ora 04:30 nga Qendra Klinike Universitare e Prishtinës , jemi njoftuar se këmbësori N.M si pasojë e lëndimeve të rënda në këtë aksident ka ndërruar jetë”, thuhet nga policia në Ferizaj.

Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjeksisë Ligjore në Prishtinë.

Sipas policisë, njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor, përkatësisht hetuesit e kësaj njësie nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, i kishin marrë të gjitha masat e nevojshme për ta hetuar këtë rast dhe janë në grumbullim të informacioneve në kërkim të drejuesit që nuk është ndalur në vendin e aksidentit, por ka vazhduar në drejtim të panjohur.

“Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj fton qytetarët për bashkëpunim në zbardhjen e këtij rasti, që nëse kanë apo sigurojnë ndonjë informacion për automjetin apo shoferin që ka shkaktuar këtë aksident, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet nga policia.

Komento: