U godit nga një veturë, vdes një person në Malishevë

10:19 | 20 Shkurt 2022

Një person është arrestuar pasi i njëjti ka goditur me makinë viktimën mashkull kosovar, i cili ka ndërruar jetë nga lëndimet e marra.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:36 në Kjevë të Malishevës.

Njësitet relevante policore dhe mjekësore kanë konstatuar vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes.

Sipas policisë, deri të aksidenti ka ardhur pasi drejtuesi i makinës nuk i ishte përshtatur kushteve të rrugës dhe shpejtësisë së caktuar.

I dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për Obduksion.

Komento: