Një person është gjendur pa shenja jete në qytetin e Pejës.
Dyshohet se personi në fjalë është goditur nga treni dhe trupi i tij vazhdon të jetë i shtrirë në binarët e trenit.
Bëhet e ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 05:35 të mëngjesit.
Dyshimet e para janë se bëhet fjalë për një person rreth moshës 50-vjeçare që ka punuar si taksist.
Ngjarja ka ndodhur përballë Elkosit në Pejë..
Policia momentalisht është në vend të ngjarjes, por ende nuk kanë dhënë diçka zyrtare.