U godit për vdekje nga vetura para derës së shtëpisë, kjo është 13 vjeçarja nga Peja

10:15 | 27 August 2019

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në rajonin e Pejës.

Një e re e moshës 13 vjeçare ka vdekur dje pas goditjes nga një veturë derisa po shëtitej me biçikletën e saj.

A.Berisha 13 vjeçe nga Krysheci i Pejës ka mbetur e vdekur pas goditjeve të rënda që ka marrë nga një veturë, ajo për fat të keq nuk ka mundur t’i mbijeton plagëve që kishte pësuar.

Ajo ishte në fshatin e Kryshec ku edhe ka shtëpinë, aty ajo derisa po shëtitej me biçikletën e saj është goditur për vdekje.

Policia ka thënë se viktima është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, nga qytetarët.

Ndërsa sipas policisë, nga ekipi mjekësor është konstatuar se e mitura ne spital ka arritur pa shenja jete.

Komento: