Policia prangos pronarin e lokalit në Gjilan ku u helmuan 22 persona.
Policia e ka prangosur pronarin e një lokali në Gjilan ku u helmuan 22 persona.
Ai është prangosur nën dyshimin se në lokalin e tij, si pasojë e konsumimit të ushqimit, janë helmuar 22 persona, shkruan lajmi net.
Rasti është paraqitur në polici prej njërit nga viktimat.
Të gjithë të helmuarit kanë kërkuar ndihmë mjekësore ndërsa me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.