U infektua me koronavirus, vdes futbollistja 23-vjeçare

22:36 | 27 Shkurt 2020

Koronavirusi ia merr jetën futbollistet 23-vjeçare

Mediat iraniane raportojnë se e reja, Elham Sheikhi, i shte shtruar në spitalin e qytetit Qom dhjetë ditë më parë, pasi u konfirmua si e infektuar me Coronavirus.

Ajo ishte pjesë e ekipit kombëtar të femrave të Iranit, në lojën e futsal.

Futsal është një version i futbollit, i cili luhet brenda një fushe më të vogël në ambiente të mbyllura, ku secili ekip ka nga pesë lojtarë.

Në Iran është shpallur gjendja e emergjencës nga Coronavirusi.

Virusi vdekjeprurës kinez u ka marrë jetën 26 personave në shtetin islamik, ndërsa numri i të infektuarve ka shkuar në 245.

Komento: