U izolua në karantinë, dalin rezultatet e analizave për 50-vjeçaren të dyshuar me koronavirus

10:52 | 07 Mars 2020

U izolua në karantinë, dalin rezultatet e analizave për 50-vjeçaren nga Lushnja të dyshuar me koronavirus.

Kanë dalë rezultatet e analizave të gruas nga Lushnja, që mbrëmjen e djeshme shfaqi simptoma të ngjashme me koronavirusin.

Mësohet se 50-vjeçarja, e ardhur prej dy ditësh nga Italia ka rezultuar negative.

Kujtojmë që shtetasja M.V u paraqit fillimisht në spitalin e Lushnjes me temperaturë, vështirësi në frymëmarrje dhe dhimbje artikulacionesh, është mbajtur në karantinë për rreth një orë dhe më pas është nisur me ambulancë drejt QSUT-së, ku u kryen edhe ekzaminimet e mëtejshme.

Komento: