U jepet lamtumira e fundit dy anëtarëve të familjes Alushani

17:34 | 02 Janar 2020

U dha lamtumira e fundit nëna dhe vëllai i dëshmorit të UÇK-së.

Në varrezat e fshatit Komoran të Drenasit janë varrosur nëna Miradije dhe vëllai Luani, familjarë së ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Imer Alushani.

Ata ndërruan jetë në orët e para të së mërkures.

Fillimisht Luani ndërroi jetë pas një sulmi në zemër që kishte, ndërsa disa orë më vonë kishte vdekur edhe e ëma.

Për vdekjen e tyre gjatë ditës kanë reaguar, duke ofruar ngushllimet e tyre, krerë të institucioneve më të larta në vend si presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj.

Komento: