Aksidenti i rëndë dje në Prizren, la pa shenja jete tre persona të së njëjtës familje.
U është dhënë lamtumira e fundit tre anëtarëve të familjes Sope.
Mijëra qytetar janë mbledhur për tu dhënë lamtumirën e fundit tre anëtarëve të familjes Sope, që humbën jetën dje në një aksident tragjik në Zhur të Prizrenit.
Atyre iu dha lamtumira e fundit pranë njëri-tjetrit në fshatin Zhur.
Kujtojmë se për nder të tyre sot Prizreni është në ditë zie.