U jepet lamtumira e fundit tre anëtarëve të familjes Sope

16:10 | 24 Shkurt 2019

Aksidenti i rëndë dje në Prizren, la pa shenja jete tre persona të së njëjtës familje.

U është dhënë lamtumira e fundit tre anëtarëve të familjes Sope.

Mijëra qytetar janë mbledhur për tu dhënë lamtumirën e fundit tre anëtarëve të familjes Sope, që humbën jetën dje në një aksident tragjik në Zhur të Prizrenit.

Atyre iu dha lamtumira e fundit pranë njëri-tjetrit në fshatin Zhur.

Kujtojmë se për nder të tyre sot Prizreni është në ditë zie.

Komento: