U jepet sot lamtumira e fundit tre vushtrriasve që vdiqën në aksidentin tragjik

14:15 | 21 Korrik 2026
u-jepet-sot-lamtumira-e-fundit-tre-vushtrriasve-qe-vdiqen-ne-aksidentin-tragjik

Sot u jepet lamtumira e fundit tre mërgimtarëve nga Vushtrria që humbën jetën nga aksidenti në Maqedoninë e Veriut.

Kjo është bërë e ditur përmes njoftimit mortor të familjarëve.

“Sot, pas namazit të ikindisë, do t’i jepet lamtumira e fundit tre mërgimtarëve nga Vushtrria, Ejup Tërnava, Cennet Tërnava dhe Fatmire Shabani, të cilët humbën jetën tragjikisht në aksidentin e ndodhur në Maqedoninë e Veriut”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit ceremonia e varrimit do të zhvillohet në varrezat e fshatit Studime, në Vushtrri.

Komento: