U kapen për ‘mexha’, viktima u privua nga jeta pasi u godit me një dru!

16:30 | 02 Maj 2019

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në komunën e Vitisë.

Në orët e pasdites së sotme ka ndodhur një vr.asje në fshatin Sodovinë të Vitisë.

Mësohet se një person i moshës 60 vjeçare, është privuar nga jeta për çështje të pronës (mexhes), raporton indeksonline.

Burime tona tregojnë se i dyshuari e ka mbytur të ndjerin me një dru (hu gardhi).
Ndërsa, rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, Rajoni i Gjilanit.

“Mund ta konfirmoj se një person ka vdekur si pasojë e lëndimeve trupore të marra gjatë përleshjes.
Dyshimet e para janë se rasti ka ndodhur për motive pronësore”, ka thënë zëdhënësi, Ismet Hashani.

Komento: