Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, thotë se klubi do t’i ofrojë Rafael Leaos një kontratë të re.
Ylli i Milanit ishte subjekt i një oferte nga Chelsea afër fundit të afatit kalimtar, por kuqezinjtë janë të vendosur ta mbajnë atë për vitet në vijim, përcjell ORAinfo.
“Klubi dëshiron t’i ofrojë Leaos një marrëveshje të re së shpejti. Ata do të kujdesen për këtë – ai po punon në nivelin më të mirë,” tha Pioli./ORAinfo/