U kërkua nga Milani, ja për kënd firmosë Insigne

22:50 | 03 Maj 2019

Një takim duhej të ishte dhe ishte vendimtar.

Lorenzo Insigne dhe Napoli janë të gatshëm që edhe një herë të nënshkruajnë një rinovim të kontratës, shumë falë agjentit Mino Raiola, i cili zhvilloi një takim me kushëririn e tij Enzo dhe trajnerin e Napolit ,Carlo Ancelotti, përcjell ORAinfo.

Në fakt, pavarësisht nga ngjarjet në javët e fundit, Insigne po përgatitet të zgjasë kontratën e tij deri në vitin 2023 dhe të heqë përgjithmonë të gjitha thashethemet rreth tregut të transferimit. Asnjë ekip nga Premier League, as PSG, dhe sigurisht as Inter apo Milan nuk do ta rrëmbejnë atë. Ka vetëm Napoli në të ardhmen e tij.

Kontrata e re do të shtojë një vit në qëndrimin e tij të tanishëm në Partneopei, ndërkohë që paga do të ketë një rregullim simbolik, duke mos devijuar shumë nga € 4.5m që aktualisht fiton. /ORAinfo/

Komento: