
Merih Demiral, është prezantuar te Juve.
Në shtëpinë Juventusit, sot ka qenë dita e prezantimit të Merih Demiral. Mbrojtësi turk ka fituar menjëherë zemrat e tifozëve bardhezi me prezantimet e tij në miqësore dhe veçanërisht për shpirtin e tij luftarak aq sa shumë e kanë vlerësuar si pasues të Chiellinit.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu, shpresoj që të qëndroj sa më gjatë të jetë e mundur. Për të ardhurte Juvja kam bërë shumë sforco, por nuk jam surprizë. Italia është vendi ideal për t’u rritur në mbrojtje dhe për të bërë karrierë të jashtëzakonshme. Jam në një klub të madh dhe ku strukturat të lënë mbresa. Të jesh këtu, do të thotë të realizosh një ëndërr.
Nuk dua të flas për idhujt e mi. Sepse, idhujt e mi janë ata me të cilët po stërvitem tani, si Chiellini… Sarri? Trajneri po punon me të gjithë, edhe me mua. Dua të përmirësohem akoma më shumë. Me punë ia kam dal të jem këtu. Po mësoj edhe italishten. Merkato? Nuk më intereson, unë jam te Juventusi dhe do të bëj mirë për Juventusin”, deklaroi mbrojtësi turk.