U konfiskua si e vjedhur, ja ku ndodhet tani vetura e Morena Tarakut

17:05 | 01 Dhjetor 2019

Para pak javëve policia ka konfiskuar veturën që ishte në pronësi të këngëtares Morena Taraku.

Sipas policisë, vetura e tipit ‘Bentley’ me vlerë 250 mijë euro ishte lajmëruar në Gjermani si e vjedhur, përcjell ORAinfo.

Është kjo veturë të cilën këngëtarja tentoi ta fuste në Kosovë si të re, duke i ikur pagesës së doganës.

Tani, vetura po qëndron në parkingun e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë aty ku qëndrojnë edhe vetura tjera të konfiskuara./ORAinfo/

Komento: