U kritikua për fotografitë me djalin e posalindur, vjen reagimi i papritur nga Selvija

16:56 | 01 Shkurt 2022

Selvija reagon për kritikat që mori për fotografitë me djalin e posalindur

Këngëtari Shpat Kasapi dhe bashkëshortja e tij, Selvija më 19 janar kanë marrë epitetin prindër. Ata janë bekuar me një djalë, të cilit ia kanë vënë emrin Roel.

Mirëpo, as bashkëshortja e këngëtarit Shpat Kasapi nuk i ka shpëtuar kritikave në rrjete sociale për fotografitë që ka publikuar në Instagram pas lindjes së djalit.

Për komentet që ka marrë për grim në fotografinë me djalin e posalindur, ajo ka reaguar përmes një postimi në Instagram.

“Kismet tek fëmija i dytë do i bëj buzët e kuqe se këtu i kam lyer me tjetër ngjyrë po ndoshta nuk e keni vërejt shumë. Njerëzit që e kanë parë videon e kanë vërejtur se në lindje kam shkuar pa grim, këto foto janë të bëra një javë pas lindjes ku normal vendosëm t’i kemi kujtim disa momente të ëmbla. Që të mos e zgjas shumë se u bë grimi im histori, kjo jam unë, e dua veten të rregulluar, më motivion kjo gjë dhe do vazhdoj derisa unë të dua. E juaja është të flisni çka të doni, secili librin e vet e mbush para Zotit por fillimisht shikoni gjërat, logjikoni, mirëmbetshi”, ka shkruar Selivja në një postim në InstaStory.

Shpati dhe Selvija vitin e kaluar kanë kurorëzuar dashurinë me martesë.

Komento: