U KRY! Balotelli arrin marrëveshje me skuadrën e Seria A

17:37 | 17 Gusht 2019

Balotelli do të rikthehet në Seria A.

Mario Baloteli do të rikthehet në Serie A. Sulmuesi italian ka arritur akordin me Breschian dhe ditën e nesërme do të kryejë vizitat mjekësore dhe më pas do të firmos kontratën e tij me klubin e sapongjitur në elitën e futbolliti italian.

Kontrata e tij do të jetë 3-vjeçare, por në rast se Breschia do të bjeri nga Kategoria, Balotelli do të largohet si lojtar i lirë dhe paga e tij do të jetë 3.5 milionë euro në sezon. Pas Inter dhe Milanit, italiani do të luajë me një tjetër fanelë në Itali, ndërsa sezonin e fundit e mbylli te Marseilla.

Komento: