Sulmuesi Italian ka befasuar të gjithë me klubin e ri.
Mario Balotelli nuk lëvizë nga Franca. Sulmuesi italian, i cili do të largohet nga Nice është shumë pranë transferimit te skuadra Marseille, e drejtuar nga Rudi Garcia.
54-vjeçari e shikon 28-vjeçarin si përforcim ideal për t’i dhënë kualitet sulmit, që duket se deri më tani nuk ka dhënë rezultatet e pritura.
Sipas medieve spanjolle, Balotelli te Marseille do të përfitojë tre milionë euro për 17 ndeshje, më pas palët do të vendosin nëse sulmuesi do të vazhdojë të mbajë veshur fanellën e Marseille edhe pas përfundimit të këtij stinori.
Kujtojmë se Balotelli ka prishur marrëdhëniet me trajnerin e Nice-s, Patrick Vieira, i cili nuk llogarit më në shërbimet e italianit.