U kry, Barcelona arrin marrëveshje me yllin e Juventusit

16:07 | 23 Qershor 2020

Barcelona arrin marrëveshje me Pjaniqin.

Miralem Pjaniq mund të konsiderohet si futbollist i Barcelonës. Mesfushori i Juventusit tashmë ka arritur marrëveshje me Barcelonën, pasi ka firmosur parakontratë.

Ai te ekipi spanjoll do të transferohet në fund të këtij edicioni dhe do të firmos për katër vjet.

Mësohet se Pjaniq ka refuzuar ofertat më të majme nga Chelsea e PSG-ja, për të siguruar kalimin e tij te Barcelona.

Ai te ekipi spanjoll shihet si përforcim i duhur për edicionin e ri.

30-vjeçari është pjesë e Juventusit prej vitit 2016 dhe deri më tash ka regjistruar 170 ndeshje në të gjitha garat, duke realizuar 22 gola.

Komento: