U KRY! “Bomberi” i madh po zbarkon në “San Siro” – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

U KRY! “Bomberi” i madh po zbarkon në “San Siro”

10:01 | 16 Janar 2019

Milan drejt transferimit të madh.

Krzystof Piatek, po e pret çastin e duhur për tu transferuar në AC Milan, duke pritur që Supercup të luhet dhe që të gjitha pjesët tjera më pas të zënë vendin e duhur.

Nga Genoa ka një konfimim, duke pritur propozimin zyrtar të Rossonerëve përcjell ORAinfo.

Do të jetë e nevojshme të kuptohet nëse Milani me të vërtetë mund t’i plotësojë kërkesat e presidentit Preziosi prej së paku 40 milionë të garantuara përfundimisht në arkën e klubit.

Milan gjithashtu ka kontaktuar agjentin e ndërkombëtar polak. Piatek aktualisht fiton 450 mijë euro, më pak se gjysma e Gianluca Lapadula, i cili është lojtari më i paguar i ekipit.

Por paga gjithashtu po bëhet një temë gjithnjë e më e rëndësishme në negociatat me Milanin, të cilët kanë përgatitur një kontratë pesëvjeçare për sulmuesin në San Siro me një pagë vjetore prej vetëm 2 milionë eurosh (rreth 1.8 milionë euro) plus bonuse./ORAinfo/

Komento: