U KRY! Botam i thotë “PO” Milanit

23:59 | 04 Shkurt 2022

Ylli i Lille, Sven Botman konfirmon interesimin e AC Milan për shërbimet e tij duke lënë të kuptohet për një transferim të mundshëm të verës.

Në janar u fol shumë për të ardhmen e Sven Botman. Mbrojtësi holandez i cili po shkëlqen me Lille sezonet e fundit ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve. Emri i tij ishte i lidhur me një lëvizje në AC Milan, por Lille nuk donte të shiste mbrojtësin e tyre yll në janar, përcjell ORAinfo.

Paolo Maldini dhe Frederic Massara bënë një përpjekje konkrete, por në fund të pasuksesshme. Pavarësisht të gjithave, AC Milan nuk ka hequr dorë nga Botman.

Qendërmbrojtësi 22-vjeçar tashmë ka rënë dakord për kushtet personale me kuqezinjtë dhe drejtuesit janë në kontakte të vazhdueshme me klubin francez për të rënë dakord për një tarifë transferimi për verën./ORAinfo/

Komento: