U KRY! Conte po e sjellë “BOMBERIN” te Inter

11:05 | 17 Korrik 2019

Lukaku do të luajë në Seria A.

Pas pak ditësh, Romelu Lukaku do të jetë lojtari i ri i Interit, për këtë janë të sigurt në Spanjë. Sipas “AS”: Inter dhe Man United kanë gjetur më në fund akordin për transferimin e sulmuesit belg në Milano.

“Djajtë e kuq” do të marrin shumën që kërkojnë: 80 milion euro, përfshi këtu dhe bonuset dhe sipas të gjithë gjasave kjo shumë do të paguhet në 2 vite.

Pas shumë tratativa të dështuara, Ausilio u bind se duhet të rriste ofertën nëse dëshironte ti dhuronte Contes sulmuesin që aq shumë e dëshiron. Oferta e fundit e Inter ishte 65 milion euro plus bonuse, një ofertë e cila u refuzua menjëherë.

Gjithnjë sipas “AS” Man United kishte negociuar edhe me Juven për Lukakun por pa mundur të gjejnë një akord. Lukaku pritet ti bashkohet Contes në turneun aziatik, jo të shtunën në sfidën që Inter do të zhvilloj me Man.United por sipas të gjithë gjasave më 24 korrik, në derbin që Inter do të luaj me Juven.

Komento: