U KRY! Conte trajner te …?

11:18 | 06 Mars 2019

Antonio Conte mund të bëjë një kthim te Juventusi këtë verë, me ndihmën e Andrea Pirlo.

Tuttosport raporton idenë e Juventusit duke e çuar Conte te Zonja e Vjetër, për të pasuar Max Allegri, i cili duket gjithnjë e më shumë gjasa të largohet nga Torino këtë verë përcjell ORAinfo.

49-vjeçari gjithashtu do të përfaqësojë një nga opsionet më të përballueshme në krahasim me trajnerët si Pep Guardiola dhe Zinedine Zidane, edhe pse botimi shkruan se francezi ‘mbetet kandidati më i fortë’ për të zëvendësuar Allegri.

Conte aktualisht është jashtë punës pasi la Chelsea verën e kaluar, ndërsa ai ka qenë i lidhur edhe me Interin, Romën dhe Real Madridin në muajt e fundit./ORAinfo/

Komento: