U kry! De Gea vendos për të ardhmen

17:11 | 16 Shtator 2019

David De Gea vendos për të ardhmen e tij.

Ai i ka dhënë fund pasigurisë për të ardhmen e tij duke nënshkruar një kontratë të re katër vjeçare me Manchester United.

Kushtet e reja të spanjollit në ‘Old Trafford’ përfshijnë mundësinë për një rinovim 12-mujor deri në vitin 2024.

Tashmë e disa kohë ishte përfolur për një zgjatë të kontratës nga spanjolli, por nuk pati asgjë zyrtare, transmeton lajmi.

De Gea, i cili është me ‘Djajtë e Kuqë’ që nga viti 2011, i tha faqes zyrtare të klubit: “Ka qenë një privilegj të kaloj tetë vjet në këtë klub të shkëlqyeshëm dhe mundësia për të vazhduar karrierën time në Manchester United është një nder i vërtetë”.

“Që kur arrita këtu, nuk mund ta imagjinoja kurrë se do të luaja mbi 350 ndeshje për këtë klub. Tani e ardhmja ime është fikse, gjithçka që dua është të ndihmoj këtë ekip të arrijë atë që besoj se mundemi dhe të fitojmë trofe përsëri, së bashku”, u shpreh ai

Komento: