Matthijs De Ligt është ndër qendër mbrojtësit me të kërkuar në Evropë.
Holandezi po kërkohet me ngulm nga tri skuadrat gjigante të Evropës; Juventus, Paris Saint Germain e Barcelona.
Sipas raportimeve të fundit, skuadra që është më afër transferimit të tij është ajo e Barcelonës, por edhe plani i paraqitur nga PSG ishte bindës.
Raportimet e fundit nga ‘Mundo Deportivo’ bëjnë të ditur se lojtari veçse ka marrë vendimin e tij për të ardhmen, transmeton lajmi. net.
De Ligt mësohet t’i ketë thënë Mino Raiolas se skuadra të cilës ai dëshiron t’i bashkohet është ajo e Barcelonës.
Edhe marrëveshja e nënshkruar mes Ajax dhe Barcelona për shkëmbimin e lojtarëve të akademisë do të lehtësoj këtë transferim.