U kry, Dembele po largohet nga Barcelona

10:52 | 27 Shkurt 2020

Ousmane Dembele do të largohet nga Barcelona.

Sulmuesi i krahut, Ousmane Dembele do të largohet nga Barcelona në fund të këtij edicioni, kanë njoftuar mediumet spanjolle të enjten.

Krerët e Barcelonës kanë vendosur t’i dëgjojnë ofertat për francezin, i cili nuk ka bindur me paraqitjet e tij.

Dembele ka pasur telashe me lëndime dhe këtë edicion ka luajtur në vetëm nëntë ndeshje, duke shënuar një gol.

22-vjeçari, te Barcelona u transferua në verën e vitit 2017 nga Borussia Dortmundi për 125 milionë euro. Ai me ekipin spanjoll ka kontratë deri në vitin 2022.

Komento: