U KRY! Falcao arrin marrëveshje me gjigantin e madh

14:54 | 31 Korrik 2019

Falcao nuk do të jetë më pjesë e Monacos.

Skuadrat turke po vazhdojnë të përforcohen para fillimit të sezonit të ri dhe fjalën kryesore e kanë Fenerbahçe dhe Galatasaray.

Kjo e fundit është mjaft aktive në afatin kalimtar të verës dhe së fundi raportohet se ka arritur marrëveshje me dy futbollistë.

Sulmuesit Emre Mor dhe Celta Vigos si dhe Radamel Falcao i Monacos shumë shpejt do të veshin fanellën e klubit që e ka themeluar djali i rilindasit tonë, Sami Frashërit, Aliu.

Madje, Mor tashmë ka arritur në Stamboll për të arritur marrëveshje gjersa 34-vjeçari ka pohuar se ka rënë dakord për një kontratë katëvjeçare, ku do të fitojë në total 12 milionë euro.

Theksojmë se 22-vjeçari deri më tani ka pasur 33 paraqitje për spanjollët gjersa ka shënuar një gol të vetëm në të gjitha garat.

Ndryshe, Falcao për klubin francez është paraqitur në 107 raste dhe ka realizuar 65 gola në të gjitha garat

Komento: