U kry: Gjiganti evropian punëson Arsene Wenger – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

U kry: Gjiganti evropian punëson Arsene Wenger

21:04 | 24 Janar 2019

Arsene Wenger është rikthyer në futboll.

Sipas ESPN, Arsene Wenger është rrugës për ta zëvendësuar Antero Henrique si drejtor sportiv të Paris Saint-Germainit.

Barcelona nënshkroi me Frenkie de Jong nga Ajaxi dhe ky rast është parë si një dështim më shumë për stafin rekrutues të Henrique të cilët po ashtu nuk ishin në gjendje ta marrin Lucas Paquetan para Milanit dhe dështuan që ta bindin Adrien Rabiotin për të nënshkruar kontratë të re.

Thuhet se trajneri i PSG-së, Thomas Tuchel ka pasur një takim me Wengerin dhe çifti ka diskutuar një numër të madh të temave, përfshirë edhe të ardhmen e Neymar dhe Kylian Mbappe në klub.

Komento: