U kry, Havertz arrin marrëveshje me gjigantin evropian

19:20 | 21 June 2023

Arsenali ka arritur marrëveshje me Chelsean për transferimin e Kai Havertzit që përfaqëson Gjermaninë.

“BBC” ka shkruar të mërkurën se transferimi i Havertzit mund të realizohet për rreth 76 milionë euro.

Sipas mediumit anglez, të dy klubet kanë arritur marrëveshje në parim, për ta lejuar lojtarin të diskutojë për kushtet personale, dhe më pas të përfundohen edhe testet mjekësore.

Çmimi për transferimin e Havertzit mund të rritet edhe më shumë, me bonuse. Ai realizoi nëntë gola në 47 ndeshje në të gjitha garat për “blutë e Londrës” në edicionin që shkoi.

Po ashtu e shënoi golin e fitores në finale të Ligës së Kampionëve për Chelsean kundër Manchester Cityt në vitin 2021.

24-vjeçari Havertz iu bashkua Chelseat nga Bayer Leverkuseni në vitin 2020, për 80 milionë euro.

Komento: