Napoli janë afër për të nënshkruar sulmuesin e Interit Mauro Icardi, zbulon Sportitalia.
Argjentinasi ka qenë i lidhur me një largim nga Interi pasi u tha nga klubi se ai nuk është në planet e menaxherit të ri Antonio Conte ,përcjell ORAinfo.
Në zhvillimet e reja, 26-vjeçari është duke u lidhur me një lëvizje në Napoli dhe tashmë kanë diskutuar me përfaqësuesit e klubit.
Besohet se shumica e gjërave midis Napoli dhe lojtarit janë pajtuar, përveç të drejtave të imazhit të lojtarit./ORAinfo/