U kry: Inter largon nga ekipi yllin kroat – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

U kry: Inter largon nga ekipi yllin kroat

15:03 | 07 Shkurt 2019

Lojtari kroat do të largohet nga gjiganti italian, Inter.

Sime Vrsaljko do të kthehet në Atletico Madrid, për shkak se Interi ka vendosur kundër blerjes së tij si pasojë e lëndimit.

Sipas Gazzetta dello Sport, aventura e Vrsaljkos me Interin ka marrë vend pasi u mësua se lëndimi i tij në gju merr plot gjashtë muaj kohë për t’u rikuperuar, transmeton Express.

Kroati iu bashkua Interit nga Atletico si lojtari i huazuar për 6.5 milionë euro me mundësinë që zikaltrit e kanë për ta blerë për 17.5 milionë euro, por ai ka bërë vetëm 13 paraqitje deri tani këtë sezon.

Zikaltrit e kanë zëvendësuar atë me mbrojtësin e djathtë Cedric Soares.

Komento: