U kry! Ja cilën fanellë do ta vesh Isco

20:48 | 22 Janar 2019

Sipas asaj që është raportuar në faqen e parë të Tuttosport, Interi në 12 orët e fundit ka bërë një hetim mbi disponueshmërinë e yllit të Real Madridit, Isco.

Isco ka qenë i tensionuar në Real Madrid qëkur Santiago Solari mori përgjegjësinë si menaxher i Real Madrid përcjell ORAinfo.
Juventusi, Arsenali dhe Bayern Munich tashmë ishin emëruar si destinacione të mundshme për spanjollin e talentuar, si dhe Liverpulin.

Megjithatë, tani Interi duket i interesuar, e Marotta dëshiron të mundë klubin e tij të vjetër Juventus në nënshkrimin e Iscos./ORAinfo/

Komento: