U kry, James Rodriguez po largohet nga Bayern Munich – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

U kry, James Rodriguez po largohet nga Bayern Munich

08:14 | 29 Janar 2019

Ylli kolombian pritet të largohet nga gjiganti gjerman, Bayern Munich.

James Rodriguez ia ka bërë të qartë Bayern Munichut se dëshiron të largohet nga klubi në fund të
sezonit, sipas të përditshmes spanjolle “Marca”.

Mesfushori kolumbian i ka kaluar dy sezonet e fundit si lojtar i huazuar në Bayern nga Real Madridi, me gjigantin gjerman që e ka mundësinë ta blejë atë në fund të këtij sezoni, transmeton Express.

27-vjeçari nuk po parapëlqehet nga Niko Kovac në javët e fundit, pasi i ka nisur të dy ndeshjet e fundit nga stoli që prej mbarimit të pushimit dimëror.

Për transferimin e James Rodriguez janë të interesuara, Juventus, Milan, Arsenal, Manchester Uited dhe disa ekipe tjera.

Komento: