James Rodriguez nuk e ka në plan të largohet nga La Liga.
Largimi i James Rodriguez nga Reali i Madridit në merkaton e kësaj vere tashmë është i sigurt.
Mungesat e hapësirave te Los Blancos po e detyrojnë yllin kolumbian për të cilin Reali shpenzoi 80 mln euro për ta blerë nga Monaco në 2014-ën të largohet përfundimisht nga skuadra merengues në mënyrë që të ketë sa më shumë minuta dhe të jetë lideri i Kolumbisë në Kupën e Amerikës dhe Botërorin Katar 2022.
Real Madrid e huazoi për dy vite te Bayern Munich dhe në fund gjermanët nuk e blenë. Sezonin e fundit te spanjollët hapësirat ishin edhe më të pakta dhe këtë verë James do të ndryshojë ekip. Lajmet e fundit thonë se do të mbetet në Madrid do të veshë fanellën e rivalëve të qytetit, Mesfushori me tipare sulmuesi pritet të vihen nën urdhrat e trajnerit Diego Simeone, tek Atletico Madrid.
Shifra që do të paguhet për të është mjaft e ulët, 10-15 milionë euro. Gjithsesi kjo mund të justifikohet me sezonin fundit. James luajti në La Liga vetëm tetë ndeshje, pesë prej të cilave i nisi nga fillimi. Në 4 sezonet që ka qenë pjesë e Realit, James numëron 125 paraqitje dhe 37 gola të shënuar.