U KRY! Juventus nënshkruan me yllin e madh

20:21 | 26 Mars 2019

Mario Mandzukiç njoftohet se ka rënë dakord për një kontratë të re me Juventusin dhe do të shpallet gjatë ditëve të ardhshme.

Sulmuesi 32-vjeçar aktualisht është i lidhur me klubin deri në qershor 2020 përcjell ORAinfo.

Sipas Sky Sport Italia, marrëveshja e re do të zgjasë deri në qershor 2021 dhe do të thotë se ai praktikisht do të shohë karrierën e tij në Torino.

Mandzukiç u bashkua me Juve në 2015 nga Atletico Madrid me një kosto prej 21 milion euro.

Kroati vazhdoi të shënojë 43 gola në 158 ndeshje konkurruese për klubin, së bashku me 23 asistime./ORAinfo/

Komento: