U kry: Kean transferohet të gjiganti evropian për 40 milionë euro

08:15 | 29 Korrik 2019

Moise Kean pritet të largohet nga Juventus gjatë verës.

Evertoni ka filluar bisedimet me Juventusin për ta transferuar sulmuesin e talentuar Moise Kean.

Sipas “Sky Sports”, drejtuesit e Juves kërkojnë 40 milionë euro për ta lënë të lirë sulmuesin dhe atë me klauzolë të riblerjes për 19-vjeçarin.

Vetë sulmuesi me origjinë nga Bregu i Fildishtë dëshiron një aventurë të re ku do të ketë më shumë hapësirë, pasi te Juventusi për momentin është një koloni sulmuesish të njohur.

Kean, me “Zonjën e Vjetër”, në edicionin e kaluar u paraqit në 13 ndeshje në Serie A duke realizuar 6 gola.

Komento: